Inter Miami po dobësohet, s’i kryen punë as rikthimi i Messit dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve

  • S.A /
  • 11 April 2024 - 13:33
Inter Miami po dobësohet,  s’i kryen punë as rikthimi i Messit dhe  eliminohet nga Liga e Kampionëve

Inter Miamit nuk i ka mjaftuar as rikthimi i Lionel Messit nga lëndimi për ta shmangur humbjen, transmeton "Kosova Sot Online ".

Skuadra amerikane u eliminua nga CONCACAF Champions League nga ekipi meksikan, Monterrey, duke u mposhtur me rezultat 1:3.

Ylli argjentinas luajti nga minuta e parë për herë të parë që nga 13 marsi, kur ishte lënduar, por nuk mundi të bënte asgjë për ta shpëtuar ekipin e tij nga eliminimi.

Eliminimi nga ekipi meksikan me rezultatin e përgjithshëm, 2:5 ia pamundëson kështu Inter Miamit që të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve, i cili në vitin 2025 do të luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tash, Leo Messi dhe “kolonia e Barcelonës” do të mundohen ta kenë një sezon pozitiv në ligën MLS. 

(Kosova Sot Online )