Bayerni i ka njoftuar skuadrat e interesuara për çmimin e Jamal Musialas

  • S.A /
  • 13 April 2024 - 10:16
Bayerni  i  ka njoftuar skuadrat e interesuara për çmimin e Jamal Musialas

E ardhmja e Jamal Musialas vazhdon të mbetet ende e paqartë nëse do të mbetet te Bayerni apo do të largohet në verë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Mesfushori ofensivë gjerman është një nga emrat më të kërkuar në tregun e transferimeve nga top skuadrat evropiane dhe Bayerni po mundon në çdo mënyrë ta ndalë atë në Allianz Arena.

21-vjeçari po tregon formë të shkëlqyer, ku këtë edicion në 34 ndeshje zyrtare ka realizuar 12 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë. 

Kampioni në fuqi i Evropës, Manchester City mbetet favoriti kryesor për të nënshkruar me Musialan dhe tanimë Citizens e dinë çmimin e tij.

Sport Bild ka raportuar se synimi i Bayernit është ta ndalin lojtarin në Allianz Arena, por nëse nuk arrijnë ta bindin atëherë i kanë njoftuar skuadrat e interesuara se nuk do ta lejojnë largimin e tij pa 115 milionë euro.

(Kosova Sot Online )