Prishtina e vendosur, kërkon fitore dhe trofeun e tretë në Ligën Ballkanike

  • S.A /
  • 13 April 2024 - 13:40
Prishtina e vendosur, kërkon fitore dhe trofeun e tretë në Ligën Ballkanike

Sigal Prishtina të dielën do të kërkojë trofeun e tretë të Ligës Ballkanike, transmeton "Kosova Sot Online ".

Bardhekaltrit do të kenë një sfidë aspak të lehtë, pasi përballën me skuadrën qipriote, AEL Limassol, që është organizatore e “Final 4”, dhe do të kenë përkrahjen e tifozëve.

Sfida zhvillohet të dielën nga ora 19:30, kurse për vendin e tretë do të luajë Peja, që ndeshet me Lovcenin e Malit të Zi. Prishtina ka fituar dy herë këtë garë, dhe është në kërkim të trofeut të tretë. Tre trofe ka vetëm Levski Sofja e Bullgarisë. Bardhekaltrit kanë triumfuar më 2015 dhe 2016, dhe në finalen e tretë duan trofeun e tretë. Në finale të kësaj gare kanë qenë, Peja edicionin e kaluar dhe Bashkimi më 2018. Në tri vitet e fundit kanë qenë skuadrat izraelite që kanë fituar, derisa më 2021 ishte anuluar për shkak të Covid 19. 

(Kosova Sot Online )