Vendimi i konfirmuar nga vetë Tuchel, do të largohet nga Bayerni

  • 17 May 2024 - 14:37
Vendimi i  konfirmuar nga vetë Tuchel,  do të largohet nga Bayerni

Thomas Tuchel do të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij edicioni.Kjo u konfirmua nga vet trajneri gjerman në konferencën për media, para ndeshjes së fundit të sezonit, transmeton "Kosova Sot Online".

“Kjo është konferenca e fundit si trajner i Bayern Munich. Kishte bisedime, por nuk arritëm një marrëveshje, kështu që vendimi i shkurtit mbet”, tha Tuchel.

Bayern Munich mbeti pa e fituar asnjë trofe këtë sezon, duke e humbur titullin e kampionit në Bundesligë nga Bayer Leverkusen.

U eliminua herët nga Kupa e Gjermanisë, kurse u mposht në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Real Madridi. 

(Kosova Sot Online )