Rooney rikthehet si trajner tek kjo skuadër e njohur angleze

  • S.A /
  • 25 May 2024 - 09:50
Rooney rikthehet si trajner tek kjo skuadër e njohur  angleze

Wayne Rooney do të rikthehet si trajner futbolli. Ish legjenda e Manchester United do të jetë trajner i ri i skuadrës angleze, Plymouthit, e cila garon në Championship, transmeton "Kosova Sot Online ".

Rooney pritet të nënshkruaj kontratë me ekipin vetëm për një sezon.

Aventura e tij e fundit si trajner ishte tek ekipi i Birminghamit, ku nuk pati fare sukses.

Ai u shkarkuar nga skuadra në muajin janar, 83 ditë pasi nënshkroi kontratë trevjeçare e gjysmë.

 (Kosova Sot Online )