
Anglia e ka publikuar listën zyrtare për Kampionatin Evropian

Anglia e ka publikuar listën zyrtare për Kampionatin Evropian që nis javën e ardhshme.
Përzgjedhësi Gareth Southgate ka vendosur për 26-shen e futbollistëve që do t’i marrë në Gjermani.
Jashtë kanë mbetur yjet si Jack Grealish e Harry Maguire.
Anglia gjendet në grupin C së bashku me Slloveninë, Danimarkën dhe Serbinë.

(Kosova Sot Online)