Manchester City e gjen zëvendësuesin e Pep Guardiolas

  • 11 June 2024 - 09:40
Manchester City e gjen zëvendësuesin e Pep Guardiolas

Momentalisht, Manchester City janë duke e konsideruar seriozisht një kandidat potencial për të zëvendësuar Pep Guardiolën sipas një raportimi të ri, transmeton "Kosova Sot Online ".

City bëri historinë në ditën finale të sezonit duke fituar titullin e katërt rresht të Ligës Premier. Ky ishte trofeu i 17-të i Pep Guardiolës në regjimin e tij në “Etihad”, duke e zgjeruar rekordin e tij si trajneri më i suksesshëm në histori të klubit anglez.

Bëjeni këtë para gjumit dhe digjni dhjamin gjatë natës!

Spanjolli i cili ishte konfirmuar si trajner i Cityt në sezonin 2016/17, ka arritur shifrën e 300 ndeshjeve të drejtuara në Ligën Premier gjatë muajit maj.

Kontrata e Guardiolës me Cityn skadon në fund të sezonit 2024/2025, që do të thotë se klubi duhet të përgatitet për largimin e tij gjatë javëve dhe muajve në vazhdim.

Me këtë në mendje, City raportohet se është i vendosur për një kandidat në veçanti pasi thashethemet për të ardhmen e Guardiolës janë rritur.

Football Transfers raporton se Xabi Alonso po shihet si kandidati ideal për të zëvendësuar Guardiolën, pasi besojnë që ish-lojtari i Real Madridit mund të vazhdojë trashëgimin e tij.

Në fakt, hierarkia e Cityt ka vendosur unanimisht që Alonso është njeriu i duhur për stolin dhe momentalisht është kandidati i vetëm të cilin po e konsiderojnë seriozisht.

Që prej se mori “frenat” e Bayer Leverkusenit në tetor të vitit 022, Alosno e ka transformuar ekipin gjerman në një ekip të pamposhtur.

Leverkuseni është bërë ekipi i parë që ka kompletuar një sezon të tërë në Bundesliga pa asnjë humbje të pësuar, teksa e kishin vendosur një rekord të ri në Evropë me 51 ndeshje radhazi pa humbje.

(Kosova Sot Online )