Ekipi i Ballkanit ka filluar të zbrazet, largohet edhe futbollisti Marsel Ismajlgeci

  • 13 June 2024 - 11:17
Ekipi i Ballkanit ka filluar të zbrazet, largohet edhe futbollisti Marsel Ismajlgeci

Futbollisti Marsel Ismajlgeci është larguar nga FC Ballkani, transmeton "Kosova Sot Online".

Pasi e fitoi titullin dhe kupën me ekipin suharekas, Ismajlgeci do të largohet, pasi që ka përfunduar marrëveshja e huazimit.

Kjo u bë e ditur nga vet kampioni i Kosovës përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

“Marrëveshja e huazimit të Marsel Ismajlgecit me FC Ballkanin ka përfunduar. Klubi e falenderon futbollistin për kontributin e dhënë në skuadrën tonë, duke i dëshiruar suksese në vazhdimin e karrieres së tij”, thuhej në njoftim.

(Kosova Sot Online )