Jasir Asani është afër transferimit te klubi i madh spanjoll

  • 21 June 2024 - 08:00
Jasir Asani është afër transferimit te klubi i madh spanjoll

Një lajm i bujshëm vjen së fundi nga Gjermania. Gazetari i Glend Tafaj, i cili ndodhet pranë kuqezinjve bën me dije se futbollisti i Kombëtares shqiptare ka arritur akordin me klubin e Las Palmas për një transferim në La Liga, transmeton "Kosova Sot Online".

Bëhet fjalë për një kontratë 2 vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër.

Akordi mes palëve tashmë është arritur, teksa ngelet vetëm që klubet. Las Palmas dhe Guanzhu, të gjejnë gjuhën e përbashkët për transferimin e shqiptarit.

Ky do të ishte një hap i madh në karrierën e Asanit.

(Kosova Sot Online )