Kosova ka mjaftueshëm ekspert ligjor për ta bërë Asociacionin në përputhje me Kushtetutën

Kosova ka mjaftueshëm ekspert ligjor për ta bërë Asociacionin në përputhje me Kushtetutën
Kosova ka mjaftueshëm ekspert ligjor për ta bërë Asociacionin në përputhje me Kushtetutën

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 21 June 2024 - 07:52

Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj-Zhuriani

Qeveria e Republikës se Kosovës nuk duhet humbur kohë kur është fjala për Asociacionin, dhe askush nuk po thotë që kjo të bëhet sipas dëshirës së dikujt, por ky Asociacion duhet bërë vetëm sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Pra, Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ftuar të gjithë ekspertët e kësaj lëmie, dhe kur e them këtë nuk duhet të përfshihen vetëm, ekspert të partive politike, por ekspert shtetëror pa ngjyrime politike sepse Kosova nuk është e ndonjë partie por aty ka hise çdo qytetar i Republikës së Kosovës.

- Pra, kur është çështja te Asociacioni, po ashtu duhet pasur kujdes që të mos e marrin "yrnek" nga ajo e Bosnjës dhe Hercegovinës, që kurrë nuk u bënë rehat dhe kurrën e kurrës nuk do bëhen rehat sepse aty ku është Serbia shtrigë, aty ku jeton vetëm një serb, do të ketë vetëm telashe dhe jo rastësisht ish presidenti Frances Zhan Shirak që pati thënë se serbët janë popull bandit, popull pa kulturë. Për të mirën e vendit tonë është shprehur edhe zoti Nenad Rashiq që pranon shtetin tonë dhe është i gatshëm që të përfshihet edhe ai në grupin punues të ekspertëve dhe që të mos bie ndesh aspak me ligjet e Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ditë më parë , ky zotëri e tha hapur që nuk duhet pasur frikë nga boshnajakzim i Kosovës por u zotua se duhet punuar pa e dëmtuar asnjë milimetër interesi i vendit tonë. Po e them hapur se jo që po e them se duhet besuar këtij njeriu, po asgjë nuk mund të dëmtohet kur veprohet sipas Kushtetutës së vendit. Pra, të bëhet gjithçka pa rënë ndesh as për më të voglin element që dëmton vendin.

Bile për çudi ky dha vërejtje edhe për Bashkimin Evropian, duke i quajtur edhe shumë gjëra të pa qarta që duhet sqaruar edhe popullit. Dhe mu për këtë Serbia nga qarqet shoviniste të Beogradit është duke e kërcënuar disa herë me vdekje. Bile ka ndodhur që e kanë sulmuar fizikisht edhe djalin e tij, vetëm e vetëm pse është treguar lojal karshi Republikës së Kosovës. Shovinisti Petkoviq e tha hapur se Rashiqi është ministër i Albin Kurtit dhe asgjë nuk i përfaqëson qytetarët serb, dhe të mos flasim interesat e Serbisë që u kundërshtuan dhe e kritikuan. Kur është shteti i fortë si Kroacia, aty i hasi sharra në gozhdë Serbisë dhe nuk guxojnë të bëjnë as gëk e as mëk dhe nuk i dëgjohet zëri se kroatët flasin me një zë që duhet marr yrnek edhe bandat partiake në Kosovë, që duhet punuar bashkë dhe duhet lënë inatet dhe ndërskemsat që kanë mes veti për interesa partiake, se interesat e vendit janë mbi interesat e tyre personale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".