Euro 2024, a e dini se cilat janë kriteret që mirren parasysh për ekipet e vendeve të treta në grup?

  • S.A /
  • 21 June 2024 - 11:01
Euro 2024, a e dini se cilat janë kriteret që mirren parasysh për ekipet e vendeve të treta në grup?

Dy ekipet e para në secilin grup në Kampionatin Evropian do të kualifikohen në fazën e eliminimit direkt0.

Përveç tyre, edhe katër nga gjashtë ekipet e renditura në vendin e tretë në grup gjithashtu shkojnë tutje, transmeton "Kosova Sot Online".

Në pozitën e tretë ka shumë mundësi të përfundojë edhe Shqipëria në grupin B.

Por, cilat janë kriteret që mirren parasysh për skuadrat e renditura në vendet e treta?

1) numri më i madh i pikëve të fituara në fazën e grupeve

2) diferenca më e mirë e golave ​​në fazën e grupeve

3) numri më i madh i golave ​​të shënuar në fazën e grupeve

4) numri më i madh i fitoreve në fazën e grupeve

5) sjellja më e mirë e fair-play-it në ndeshjet e grupit (çdo karton i verdhë: një pikë; çdo përjashtim për karton të verdhë të dyfishtë ose përjashtim direkt: tri pikë)

6) pozicioni më i mirë në renditjen e përgjithshme të kualifikueseve evropiane (ose short nëse përfshihet Gjermania)

(Kosova Sot Online )