Skenari tinëzar për ndarjen e Mitrovicës është skenar kriminal

Skenari tinëzar për ndarjen e Mitrovicës është skenar kriminal
Skenari tinëzar për ndarjen e Mitrovicës është skenar kriminal

Dardan Grapci

  • 21 June 2024 - 07:41

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Mitrovica është e Kosovës dhe jo e Serbisë, Ura e Ibrit do të hapet pa marrë parasysh deklaratat e Lajçakut, të Borellit dhe Stanos. Lajçak nëse tenton me çdo kusht ta me zbehë këtë realitet, atëherë Qeveria e Kosovës duhet ta shqyrton edhe vendimit për ndërprerje të raporteve të bashkëpunimit me të duke e shpallë - NON GRATA, dhe as mos ti lejohet më hyrja në Kosovë, si dhe mos të pranon të ulet në të njëjtën tavolinë me të dhe Vuçiqin.

Unë konsideroj se çështja për hapjen e Urës së Ibrit nuk duhet të jetë temë e dialogut, për shkak se qytetarët, të dy palët si serbët ashtu edhe shqiptarët, po kërkojnë që kjo Urë të hapet, që lëvizja e lirë të mundësohet për të dyja palët. Mitrovica asnjëherë nuk do të ndahet, sepse nëse ndodhë kjo Lajçak duhet të shpallet fajtor si njeriu më përgjegjës dhe ndikues në krye të këtyre negociatave, sepse me ndarjen e Mitrovicës jam i bindur që pashmangshëm do të ndodhë edhe një luftë e re në mes Kosovës dhe Serbisë, që do të merr karakterin e një lufte për pushtimin e tërë territorit të Kosovës nga shteti serb.

Është shumë e sigurt që kundërshtimi i skajshëm i emisarit të BE-s Lajçak lidhur me synimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit për lëvizje të lirë, është treguesi më i qartë që ashiqare e zbulon qëllimin e lobit mbështetës të Serbisë për ndarjen e veriut të Kosovës me kufi në Lumin Ibër. Lidhur me këtë synim dhe këtë qëllim është shkruar shumë herë dhe paralajmëruar si rrezik potencial, nga njohës të fushës ushtarako politike dhe të fushës së shërbimeve të inteligjencës. Lajçak pra po I frikësohet vendimit të Qeverisë për hapjen e Urës mbi Ibër dhe bashkimin e plotë të qytetit të Mitrovicës, kuptohet qytet me dy komuna pasi që edhe madhësia e tij e ka determinuar një organizim të tillë lokal, që e parasheh edhe ligji dhe Kushtetuta, sepse me këtë sukses të Qeverisë Kurti do të nxirret në shesh dështimi jo i rastësishëm i Lajçakut në përafrimin e palëve gjatë dialogut, por inskenimi i qëllimshëm i një agjende për të dështuar dhe përfituar nga ky proces i tej zgjatur pa fund. Pavarësisht pse për një vit të plotë të angazhimit të institucioneve të rendit në komunat e veriut , ku me sukses është vendosur rendi dhe ligji, edhe në Mitrovicën Verior, Lajçak nuk po dëshiron ta kupton dhe sheh këtë realitet, prandaj kundërshton planin për lëvizje të plotë të lirë përtej Urës mbi lumin Ibër duke paralajmëruar dhe paragjykuar shpërthimin e situatës ekcesive.

Kjo qasje e tij është jo serioze, dhe sikur inkurajon forcat ekstremiste nga pala serbe për tu riorganizuar me veprimet e tyre dhe destabilizuar situatën duke provokuar me sulme të reja . Pikërisht duket se ky skenar I Lajçakut po fshihet prapa thirrjes së tij që edhe hapja e Urës mbi Ibër të behët temë dialogu me Serbinë dhe agjendë diskutimi në Bruksel. Kjo nuk ka asnjë kuptim. Është absurdi I llojit të vetë kur dikush përpiqet që të luaj loj bixhozi me sovranitetin e një shteti tjetër në favor të kundërshtarit të tij. Kjo mënyrë e sjelljes së Lajçakut është edhe ndërhyrja me eklatante dhe e pa pranueshme në sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës, duke u përpjekur që ta “mbështesin për muri” Qeverinë e Kosovës, prandaj emisari sllovak, Miroslav Lajçak, paragjykon kur deklaron se hapja e Urës së Ibrit mund të çojë në incidente dhe ta komplikojë situatën e dialogut edhe më tej.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".