Lexoni edhe:
Vendimmarrja politike e Kosovës duhet ti kuptoj thellësisht zhvillimet diplomatike ndërkombëtare
Shqipëria i shijoi medaljet e para olimpike në histori të saj falë sportit të mundjes, transmeton "Kosova Sot Online ".
Mundësi Chermen Valiev ishte njëri prej sportistëve që iu solli medalje të bronztë Kuqezinjve në “Paris 2024”.
25-vjeçari përmes një postimi në rrjetet sociale u shfaq mjaft i lumtur që është futur në histori si medalisti i parë kuqezi, ndërsa shpreson që medaljet olimpike të bëhen traditë për Shqipërinë:
“Ju faleminderit shumë për të gjithë mesazhe dhe urimet. E ndjej vërtet mbështetjen tuaj. Gjithashtu dua të falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në fitoren time, të cilët janë trajnerët e mi, familja ime, si dhe një falënderim të madh për Federatën Shqiptare të Mundjes. Unë pata fatin t’u sjell medaljen e parë historike, shpresoj që kjo të bëhet traditë dhe në çdo Olimpiadë të radhës skuadra shqiptare të kthehet me medalje”, shkroi Valiev në postimin e tij.
(Kosova Sot Online )