Lexoni edhe:
Ura mbi lumin Ibër nuk shkon temë për negociata në dialog me Serbinë
Shkruan:ANALISTI- Agim Bajrami
Kombet e vogla arrin të mbijetojnë përball të zhvillimeve të luftërave dhe përplasjeve ndërkombëtare, vetëm në saj të rreshtimit përkrah interesave aleancës perëndimore dhe të atyre që e projektuan dhe krijimin e shtetit të Kosovës. Jashtë këtyre interesave ka vetëm shpërbërje të Kosovës. Kosova është e krijuar si subjekt i ri ndërkombëtar vetëm si subjekt ligjor 'sui generis' (i llojit të veçantë) dhe mbi bazën e shoqërisë multietnike, demokrative dhe në përputhje me vlerat perëndimore.
Ura mbi lumin Ibër nuk shkon temë për negociata në dialog me SerbinëLexoni edhe:
Në kohën e tanishme, demokracia liberale është duke u rrezikuar nga autoritetet totalitare përmes krijimit të aleancave ndërkombëtare për t'iu kundërvënë rendit demokratik botëror. Rendi i tanishëm demokratik dhe vlerat e saja rrezikohen nga zhvillimet e ngjarjeve në lindje të mesme, luftën në Ukrainë ,dhe mundësia e shpërthimit të konflikteve edhe në Ballkanin perëndimor ,më saktësisht tek shqiptarët. Dhe pse ndodh kjo? Bota e tretë apo bota jo demokratike po rreshtohet që përmes luftës , me qëllimin te përmbys rendin e tanishëm global demokratik të udhëhequr nga vlerat perëndimore. Dhe tani, përgjatë këtyre zhvillimeve 'politikë bërja kosovare' po bënë politikë të brendshme populiste-partiake, dhe jashtë pozicionit të interesave të aleancës perëndimore në krye me SHBA, ku edhe 'vendimmarrja kosovare', me këtë qasje ndaj krijuesve dhe mbështetësve të shtetit të Kosovës, rrezikon të zhbënë qenien e shtetit të Kosovës.
Kombet e vogla arrin të mbijetojnë përball të zhvillimeve të luftërave dhe përplasjeve ndërkombëtare, vetëm në saj të rreshtimit përkrah interesave aleancës perëndimore dhe të atyre që e projektuan dhe krijimin e shtetit të Kosovës. Jashtë këtyre interesave ka vetëm shpërbërje të Kosovës. Kosova është e krijuar si subjekt i ri ndërkombëtar vetëm si subjekt ligjor 'sui generis' (i llojit të veçantë) dhe mbi bazën e shoqërisë multietnike, demokrative dhe në përputhje me vlerat perëndimore. Dhe jashtë këtyre vlerave perëndimore shqiptarët nuk do të mund të mbijetojnë me status të veçantë për nga kontesti historik , për nga origjina etnike autoktone evropiane,për nga besimi fetar ,për nga gjeopolitika dhe gjeografi,dhe vetëm në saj të miqve ndërkombëtar mund të sigurohemi t'i përballojmë, përplasjet, zhvillimet dhe luftërat e karakterit global.
Vendimmarrja politike kosovare nuk guxon qoftë në politikën e brendshme apo ndërkombëtare të ndërmerr veprime që prish balancin e interesave ndërkombëtare dhe aq më keq rrezikon me ekzistencën e shtetit të Kosovës. Lëvizjet kosovare për shtrirjen e sovranitetit të plot në Veriun e Kosovës pa miratimin e miqve ndërkombëtar e rrezikon ekzistimin e shtetit të Kosovës dhe jetët e shqiptarëve ,si rasti i armenëve apo i palestinezëve në Gaza. Dhe tani duhet të dihet se në interesat e kujt shkon kjo.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".