I heqin flokët në mbështetje të kapitenit që po vuan nga kanceri

  • s.a /
  • 13 August 2024 - 13:09
I heqin flokët në mbështetje të kapitenit që po vuan nga kanceri

Futbollistët e Kalmarit e kanë bërë një veprim për t’u duartrokitur, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ata e kanë bërë me lot në sy kapitenin e tyre, Markus Herman, i cili po vuan nga kanceri.

Në fakt, lojtarët dhe stafi i klubit i kanë hequr flokët e tyre në mbështetje të Herman, siç shihet në një video mjaft emocionuese dhe motivuese, që është bërë virale. Ai, i emocionuar, është përqafuar me bashkëlojtarët, të cilët i uruan shërim të shpejtë dhe rikthim në ekip. 

(Kosova Sot Online )