E la gruan për Milanin, Morata: U ndamë se ajo nuk donte…

  • s.a /
  • 19 August 2024 - 09:52
E la gruan për Milanin, Morata: U ndamë se ajo nuk donte…

Pas disa ditësh heshtje, Alvaro Morata ka zbuluar detaje të rëndësishme mbi arsyet e ndarjes me Alice Campello, transmeton "Kosova sot Online ".

Sulmuesi i ri i AC Milan tha se ishte i shkatërruar nga fundi i marrëdhënies:

“Jam i shkatërruar, por garantoj se nuk kam qenë kurrë jobesnik ndaj saj, ajo është gruaja më e rëndësishme në jetën time”, përcjell tch.

Lëvizja e Moratas te Milani pati një ndikim përfundimtar, siç zbulohet nga vetë futbollisti:

“Alice donte të qëndronte në Spanjë dhe nuk donte një lëvizje tjetër. Pavarësisht pikëpamjeve kontradiktore, marrëdhënia jonë mbetet e shkëlqyer për të mirën e katër fëmijëve tanë”.

(Kosova Sot Online )