New York mund Indianën dhe rihyn në lojë për titullin në Konferencën e Lindjes

  • A.P /
  • 26 May 2025 - 15:44
New York mund Indianën dhe rihyn në lojë për titullin në Konferencën e Lindjes

New York fitoi 106-100 ndaj Indiana në finalen e tretë “play-off” të Konferencës së Lindjes në NBA, duke rihapur garën për titullin kampion.

Një ndeshje me rivalitet gjatë gjithë kohës, ku të dyja ekipet dueluan për fitoren.

Indiana, që fitoi dy takimet e para jashtë fushe, këtë herë zhgënjeu në fushën e saj. Gjithsesi, Indiana udhëheq 2-1 serinë.

Karl-Anthony Towns me 24 pikë e 15 rebound si dhe Jalen Brunson me 23 pikë u dalluan për nju-jorkezët.

Në kahun tjetër, Tyrese Haliburton realizoi 20 pikë për Indiana, por që s’mjaftuan për të fituar.

Edhe ndeshja e katërt do të luhet në fushën e Indiana.

Konferenca e Lindjes-Finale

New York – Indiana 106-100 (1-2)

Konferenca e Perëndimit-Finale

Oklahoma – Minnesota (2-1)

(Kosova Sot Online)