
Manchester City marrëveshje për të rikthyer lojtarin në bazë

Manchester City është gati të paguajë mbi 30 milionë euro për portierin 22-vjeçar James Trafford, të cilin e shitën te Burnley për 17 milionë euro në vitin 2023.
Kjo do të thotë se riblerja e tij ka nxjerrë me humbje skuadrën e “citizens”, që rikthejnë në bazë portierin britanik.
Trafford ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare plus një vit opsion dhe do të konkurrojë me Ederson për fanellën numër 1 nën urdhërat e trajnerit Pep Guardiola. Trafford-it i është dhënë leja për të kryer vizitat mjekësore.
(Kosova Sot Online)