
Superliga kosovare e futbollit do të vazhdojë në këtë fundjavë

Superliga kosovare e futbollit do të vazhdojë në këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 10-të.
Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar orarin e përballjeve që do të luhen të shtunën dhe të dielën.
Edhe në këtë xhiro na presin duele mjaft interesante.
Ndeshje interesante do të jetë ajo mes Ballkanit dhe Gjilanit të trajnerit të ri, Debatik Curri.
Ndërkaq, edhe ballafaqimi mes Prishtinës dhe Dukagjinit, dy ekipe me formë të lartë në këtë sezon, do të jetë një tjetër takim me vëmendje të madhe.
Më poshtë mund t’i shihni çiftet tjera të xhiros së dhjetë të Superligës.
(Kosova Sot Online)