Mediat amerikane zbulojnë detaje nga skandali i basteve në NBA
Në një kohë që NBA përpiqet të amortizojë tronditjen nga skandali I basteve, mediat amerikane zbulojnë të tjera detaje që tregojnë se sa thellë kishte hyrë krimi I organizuar në atë që FBI e cilësoi si një “sistem të mirë organizuar”.
“Neë York Times” zbulon se janë 34 personat e ndaluar. Përveç basketbollistit të Miami Heat, Terry Rozier dhe trajnerit të Portland, Chauncey Billups, në pranga është vënë edhe ish basketbollisti tjetër i njohur Damon Jones.
Ish lojtari i Miëaukee Buck akuzohet se jepte informacione për bastvënësit, në disa raste sipas përgjimeve edhe për formën e LeBron James, një mik i ngushtë i tij.
Por më tronditëse janë përgjimet për Terry Rozier.
Në kohën kur luante me Charlotte, ai udhëzonte miqtë e tij të vendosnin baste mbi paraqitjen personale gjatë ndeshjeve. Sipas hetuesëve, një mik I basketbollistit kishte vendosur deri në 100 mijë dollarë, që ndeshja e Rozier do të ishte “under” pra nën mestararen e tij të pikëve, topave në tabelë dhe asisteve. Në atë sfidë, basketbollisti la parketin pas vetëm 10 minutash lojë, duke u anktuar për një dëmtim.
Sipas FBI, të gjithë rrjetin e basteve të paligjshëm, përfshirë edhe kazinotë “on line” që arrestuan trajnerin e Portland, Chauncey Billups drejtoheshin nga “mafia italiane”.
Si basketbollisti, ashtu edhe trajneri dolën përpara gjykatës, ndërsa u lanë të lirë me kusht deri në fund të gjykimit.
Peci e Murati “tensionohen” nga pyetjet për formimin e Qeverisë: “Çdoherë bre ka diskutime”, “çoji pyetjet me shkrim”
Read more
(Kosova Sot Online)
