Manchester City është ndalur në barazim 1-1 ndaj Brighton

  • A.P /
  • 08 January 2026 - 09:45
Manchester City është ndalur në barazim 1-1 ndaj Brighton

Manchester City ka humbur terren të rëndësishëm në luftën për titullin kampion në Premier League, pasi është ndalur në barazim 1-1 ndaj Brighton, në ndeshjen e javës së 21-të.

Vendasit e nisën më mirë takimin dhe rrezikuan disa herë portën e Cityt, por ndërhyrjet vendimtare të Gianluigi Donnarummës shmangën golin e hershëm.

Skuadra e Pep Guardiolës reagoi gradualisht dhe kaloi në avantazh në minutën e 41-të, kur Erling Haaland realizoi saktë nga pika e bardhë pas penalltisë së fituar nga Jeremy Doku.

City pati mundësi të mbyllte ndeshjen në fillimin e pjesës së dytë, por goditja e Bernardo Silvas u ndal nga shtylla, ndërsa Haaland dhe Rayan Cherki nuk arritën të konkretizonin rastet e krijuara.

Këto humbje u ndëshkuan nga Brighton, që barazoi në minutën e 60-të me një goditje spektakolare të Kaoru Mitoma nga jashtë zone.

Në minutat e fundit, të dyja skuadrat kërkuan golin e fitores, por pa sukses. Pas këtij barazimi, Manchester City numëron 43 pikë, duke mbetur pesë pikë larg Arsenalit lider.

(Kosova Sot Online)