Çfarë bëri Mozzik për Loredanën këtë Shën Valentin? Ja detaji që nuk i shpëtoi fansave
Ashtu si dhe kishte premtuar, Mozzik ka publikuar këngën e tij më të re.
Të gjithë vëmendjen e ka marrë teksti, i cili duket sërish një dedikim: “Me kë rri tani? Me kë tymos tani?”. Në pjesën e dytë të këngës Mozzik këndon edhe shqip: “Shkoj edhe ky Shën valentin. Kush po t’bje ty lule e kush po t blen parfum Veq un asnjani prej ktyne sjam ti e din”.
Nuk kanë munguar dhe komentet nga fansat, disa prej të cilëve e quajnë si dedikim ndaj Loredanës, ndërsa disa të tjerë jo. Dyshja i dha fund marrëdhënies disa muaj më parë dhe janë përfolur shpesh në media për deklaratat e tyre lidhur me arsyen që i çoi drejt ndarjes.
(Kosova Sot Online)