Adelina Tahiri në pushime luksoze me bashkëshortin milioner

  • G.G /
  • 26 August 2020 - 12:15
Adelina Tahiri në pushime luksoze me bashkëshortin milioner

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, është shfaqur tejet e lumtur krah bashkëshortit të saj.

Ajo po bën jetë si në përralla dhe shëtitjet e shumta nuk po mungojnë.

Adelina po i shijon pushimet në bregdet dhe nga atje me ndjekësit po ndan imazhe të ndryshme.

Në foton e fundit të postuar ajo shihet në një moment romantik me bashkëshortin. Çifti duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit madje edhe shumë të dashuruar.

(Kosova Sot Online)