Vesa Luma e zhgënjyer nga kolegët: Prisja diçka më cilësore…

  • G.G /
  • 29 August 2020 - 10:17
Vesa Luma e zhgënjyer nga kolegët: Prisja diçka më cilësore…

Kjo verë ka patur prurje të shumta muzikore nga artistë tê ndryshëm. Edhe pse janë pëlqyer shumë, këngët kanë hasur edhe në kritika. Edhe këngëtarja e njohur, Vesa Luma,  në një intervistë për emisionin radiofonik “You and me”, është shprehur se është zhgënjyer nga kolegët e saj.

“Një zhgënjim i vogël që në këto kohë shumë më shumë nga kolegët e mi, sidomos në kohët e karantinës, pas një periudhe të vështirë për shumë nga familjarët tanë…nuk e di pse kam prit që kolegët e mi kur të rikthehen të rikthehen me diçka më cilësore. Nuk e di pse kam prit shumë..s’po them art. Në një moment normal nuk do më kishin bërë përshtypje”, ështê shprehur Vesa.

(Kosova Sot Online)