Çfarë mendon e dashura e Seldit për Mimoza Shkodrën? Përgjigja e saj do ju surprizojë të gjithëve

  • G.G /
  • 21 September 2020 - 09:52
Çfarë mendon e dashura e Seldit për Mimoza Shkodrën? Përgjigja e saj do ju surprizojë të gjithëve

Pak ditë më parë, Seldi Qalliu zbuloi se ishte në një lidhje dashurie me modelen e quajtur Cindy. Të ftuar në ‘Ftesë në 5’, dyshja tregoi se janë njohur në ditën e të dashuruarëve në një koncert të Seldit në Itali.

Këngëtari tregoi se ndryshe nga çdo njeri tjetër, Cindy kishte parë tek ai jo faktin e të qenurit artist, por gjithçka tjetër. Së fundmi çifti ka qenë i ftuar në “Why Not” me Roza Latin, ku nuk kanë munguar situatat epike të krijuara në program.

E pyetur se çfarë mendon Cindy për Mimoza Shkodrën, përgjigja ka qenë e menjëhershme dhe i ka surprizuar të gjithë.

“Mendoj se është një këngëtare shumë e mirë”, ka pohuar Cindy gjatë intervistës.
Me siguri modelja nuk shqetësohet aspak për të shkuarën e Seldit apo lidhjet e tij të dashurisë dhe këtë e kanë treguar dhe përgjigjet mjaft spontane të saj.

(Kosova Sot Online)