Kush është aktorja më e paguar në botë

  • E.K /
  • 06 October 2020 - 08:24
Kush është aktorja më e paguar në botë

Vitin e kaluar në krye të renditjes së revistës së famshme “Forbes” aktorja më e paguar ishte Scarlet Johansson, ndërsa këtë vit vendin e parë e ka rrëmbyer një tjetër aktore.

Sofia Vergara ka një pasuri prej 43 milion dollarë, duke lënë pas të famshmen Angelina Jolie e cila zotëron 35 milionë dollarë.

Falë të ardhurave të “Familjes Moderne” dhe pagës së re si gjyqtare e “America’s Got Talent” Sofia Vergara kryeson renditjen me 43 milionë dollar.

“Gruaja e Çuditshme” Gal Gadot, falë filmit të Netflix “Njoftimi i Kuq”, ka arritur në 31.5 milion dollarë, ndërsa menjëherë poshtë tre vendeve të para gjejmë komedianen televizive Melissa McCarthy me 25 milionë, me dy filma në transmetim.

Legjenda Meryl Streep gjithashtu fitoi 24 milion dollarë në një komedi të shitur në HBO, ndërsa Emily Blunt (22.5 milion dollarë) kërkoi një pagë paraprake për vazhdimin e thrillerit “Një vend i qetë”.

Në fund të tabelës Nicole Kidam (22 milion) me një muzikal dhe një mini-serial, në vendin e tetë Ellen Pompeo (19 milion), e cila nuk e fshehu që ishte e lidhur me rolin e “Grey’s Anatomy” për para, e ndjekur nga protagonistja e “The Handmaid’s Tale” Elisabeth Moss (16 milion).

Viola Davis (15.5 milion) mbyll dhjetëshen magjike, për herë të parë në renditje falë serialit televiziv “Rregullat e krimit perfekt”.

(Kosova Sot Online)