Katër javë nga operacioni , Enca jep lajmin e papritur

  • G.G /
  • 14 October 2020 - 12:30
Katër javë nga operacioni , Enca jep lajmin e papritur

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia është ndër këngëtaret më të përfolura të vendit, ajo vazhdimisht është në vëmendjen e mediave rozë, por edhe të publikut. Çdo foto e saj komentohet dhe bëhet temë e ditës, pra këngëtarja di si të merr vëmendjen e të gjithëve.

Këngëtarja ka pësuar një aksident katër javë më parë dhe kishte thyer këmbën. Ajo kishte njoftuar se duhej t’i nënshtrohej një operacioni sepse këmba e saj nuk ishte në gjendje të mirë.

Enca kishte treguar se edhe pas operacionit nuk mund ta lëvizte këmbën e saj dhe i është dashur të bëjë fizioterapi.

Megjithatë, së fundmi në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një video, ku shihet se këmba e saj është më mirë.

Po ashtu ajo ka postuar edhe një foto tjetër ku jep lajmin e papritur për fansat e saj, si duket Enca Haxhia gjatë kësaj kohe ka punuar për gjëra të reja. Mbetet të shihet se çfarë do të sjellë gjatë kësaj kohe.

(Kosova Sot Online)