Modelja shqiptare e ‘fiksuar’ pas shëndetit: E kam bërë testin 30 herë

  • G.G /
  • 15 October 2020 - 09:59
Modelja shqiptare e ‘fiksuar’ pas shëndetit: E kam bërë testin 30 herë

Me anë të një fotoje në llogarinë e saj, modelja e njohur shqiptare, Vildane Zeneli ka treguar se e ka kryer testin e “Covid-19” 30 herë deri më tani, pasi siç duket ka pasur shumë merak.

“Më quani të çmendur, por ky është testi im i 30-të. Po jam e “fiksuar” pas shëndetit. Kushdo që ka qenë pranë meje është mirë”, ka shkruar Vildane në postimin e saj në ‘Instastory’.

Zeneli nuk është personazhi i parë publik që tregon hapur se ka bërë disa teste për të parë nëse kanë qenë apo jo të infektuar me virusin ‘Covid-19’. Edhe Emina Cunmulaj gjithashtu ka treguar hera herës se e ka bërë testin për shkak të shqetësimit për vajzat e saj.

Kujtojmë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mori vëmendjen e të gjithëve infektimi i presidentit Trump me ‘Covid-19’. Ai madje e quajti virusin një bekim nga zoti, duke i befasuar të gjithë.

(Kosova Sot Online)