Rikthehet Eurovision/ Zbulohet data kur do të performojë Shqipëria

  • G.G /
  • 18 November 2020 - 10:01
Rikthehet Eurovision/ Zbulohet data kur do të performojë Shqipëria

Pas një viti të vështirë si 2020-a ku Eurovision u detyra të anulohej për shkak të pandemisë, vitin e ardhshëm pritet që spektakli të rikthehet. Teksa shtetet po përgatiten për këngën e performancën e tyre, Eurovision ka vendosur që këtë edicion të mos hidhet shorte, por do të mbahet e njëjta ndarje në gjysmëfinalet. Kështu Shqipëria do të këndojë në gjysmëfinalen e dytë në 20 Maj.

Në gjysmëfinalen e dytë do të performojnë edhe Austrisa, Moldavia, Polonia, San Marino, Serbia, Islanda, Republika Çeke, Greqia, Estonia, Danimarka, Bullgaria, Zvicra, Finlanda, Letonia, Armenia, Gjeorgjia e Portugalia.

Vendi ynë do ta zgjedhë përfaqësuesin në Festivalin e Dhjetorit. Së fundmi janë publikuar edhe këngët që do të konkurrojnë në festival, ku marrin pjesë artistë të njohur si Era Rusi, Devis Xherahu, Orgesa Zaimi, Festina Mejzini, Franc Koruni, Inis Neziri, Sardi Strugaj, Gjergj Kaçinari, Durim Morina (Mirudi), Evi Reçi, Rosela Gjylbegu, Kastro Zizo, Klinti Çollaku, Anxhela Peristeri, Wendi Mancaku, Fatos Shabani, Florent Abrashi, Enxhi Nasufi, Kamela Islamaj, Era Rusi, Erik Lloshi, Xhesika Polo, Manjola Nallbani, Giliola Haveriku, Viktor Tahiraj, Agim Poshka, Stefan Marena.

(Kosova Sot Online)