Diona Fona infektohet me Covid-19

  • E.K /
  • 29 November 2020 - 18:56
Diona Fona infektohet me Covid-19

Një tjetër person publik është infektuar me Covid-19. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Diona Fona e cila ka njoftuar në rrjetet sociale se është prekur nga virusi.

Ajo bën me dije se ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe është izoluar në shtëpi, teksa bën edhe një thirrje për qytetarët.

Diona ka postuar një video në Instastory ku shfaqet me maskë, teksa thotë se nuk ka qenë aktive këto ditë pikërisht sepse është infektuar.

(Kosova Sot Online)