Teuta Krasniqi i dërgon dhuratë Afrona Dikës

  • G.G /
  • 26 December 2020 - 14:23
Teuta Krasniqi i dërgon dhuratë Afrona Dikës

Ku do që përmenden Afrona dhe Teuta prodhojnë lajm.

Por kësaj radhe Aktorja Teuta Krasniqi i ka dërguar një dhuratë gruas së Bleros, Afronës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Afrona, përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku ka treguar se Teuta i ka dhuruar një buqetë me lule dhe një maskë fytyre.

Postimin e Afronës e ka ndarë edhe vetë aktorja në llogarinë e saj në këtë rrjet sociale, duke e shoqëruar me një zemër.

Ndryshe, dyshja kanë pasur raporte të mira mes vete që nga fillimi. Ato e ndjekin njëra-tjetrën në Instagram dhe nuk janë të rralla as komentet mes tyre.

(Kosova Sot Online)