Aktorja 54 vjeçe e pret Vitin e Ri me bikini dhe në super formë

  • G.G /
  • 31 December 2020 - 09:27
Aktorja 54 vjeçe e pret Vitin e Ri me bikini dhe në super formë

Salma Hayek po i kalon ditët e fundit të 2020-ës në plazh! Aktorja ka udhëtuar drejt një destinacioni tropikal për ta pritur Vitin e Ri mes të nxehtit, detit e rërës.

Salma publikoi një foto ku shfaqej me bikini ngjyrë vjollcë dhe sigurisht ra në sy që aktorja dukej në super formë fizike, edhe pse është 54 vjeç.

“Kurrë nuk kam qenë më mirënjohëse që jam e shëndetshme dhe në kontakt me natyrën”-shkroi aktorja krah fotos që brenda disa orësh mblodhi 1 milion pëlqime dhe mijëra komente, ku komplimenti më i shpeshtë ishte: “Ti nuk plakesh kurrë”.

Tani Salma mirë na i bën zili me plazhin, por edhe me trupin!

(Kosova Sot Online)