Më në fund! Ava Max bën premtimin publik për të gjithë shqiptarët

  • G.G /
  • 02 January 2021 - 13:04
Më në fund! Ava Max bën premtimin publik për të gjithë shqiptarët

Këngëtarja shqiptare, Ava Max, është një prej emrave më të njohur të muzikës në botë, e cila nuk nguron ta tregojë kudo me krenari origjinën e saj shqiptare.

Së fundmi, ajo ka realizuar një intervistë për “Telegrafin”, ku ka folur më shumë për projektet e saj dhe planet për vitin 2021.

Publikisht, Ava ka treguar se do të vijë për herë të parë në Shqipëri për të vizituar vendin e origjinës së saj.

“Po, po dhe po! Ndihem sikur e kam thënë tani për vite me radhë dhe i kam thënë vetes: ‘hajde pra, është koha të shkoj atje!’ Kështu që po!

Premtoj se do të vij në Shqipëri. Prejardhja ime është shumë e rëndësishme për mua dhe atë se kush jam tani.

Prindërit e mi u zhvendosën këtu nga Shqipëria dhe ma kanë ngulitur këtë krenari të pabesueshme për vendin tonë. Mezi pres të vij!”- tha Ava.

Së fundmi, këngëtarja foli shqip në një televizion gjerman, ndërsa videoja e saj bëri xhiron e rrjetit.

Në bisedë e sipër me gazetaren Arta Ramadani, Ava pranoi me kënaqësi të madhe të flasë shqip.

“Si jeni të gjithë? Unë jam Amanda apo Ava Max,”- tha këngëtarja ndërsa gazetarja ia ktheu po në shqip:“Edhe je shumë e bukur!”

(Kosova Sot Online)