Dua Lipa thyen tjetër rekord personal në ‘Spotify’

  • G.G /
  • 21 janar 2021 - 17:04
Dua Lipa thyen tjetër rekord personal në ‘Spotify’

Artistja e mirënjohur shqiptare, Dua Lipa, çdo ditë numëron suksese të reja me projektet e saj.

Ashtu siç e përfundoi vitin e kaluar, po e fillon edhe këtë vit, duke thyer rekorde të njëpasnjëshme.

Përmes një postimi, Dua ka bërë të ditur se kënga e saj “Levitating” në bashkëpunim me DaBaby ka kaluar 200 milionë dëgjime.

Kjo njëherësh është kënga e 15-të nga kjo këngëtare, që e arrin këtë sukses.

“Levitating” nga Dua Lipa dhe DaBaby ka kaluar zyrtarisht 200 milionë transmetime në Spotify! Është kënga e 15-të e Dua Lipës që e arrin këtë gjë”, thuhet në postim.

Kënga është shumë e klikuar edhe në kanalin YouTube, ku ka arritur shifrën 92 milionë klikime.

(Kosova Sot Online)