Lexoni edhe:
Goldi publikon momente dashurie me gruan e tij, kaq të ëmbël po duken
Në tetor të vitit 2019, Justin Bieber dhe Hailey Bieber festuan martesën e tyre të dytë në Karolinën e Jugut me miqtë e tyre të ngushtë dhe anëtarët e familjes. Sigurisht, çifti pati një festë ekstravagante çmimin e të cilës mund vetëm ta paramendoni.
Lajmi për martesën e çiftit vjen gati një vit pasi ata zyrtarisht u martuan në një gjykatë të qytetit të Nju Jorkut. Këtë herë, të dy donin të bënin diçka tradicionale përpara më të dashurve të tyre.
Goldi publikon momente dashurie me gruan e tij, kaq të ëmbël po dukenLexoni edhe:
Meqenëse çifti kishte një ceremoni të vogël dhe të thjeshtë gjatë dasmës së tyre të parë, ata u siguruan që këtë herë të mos kursenin asgjë.
Të porsamartuarit thuhet se kanë shpenzuar më shumë se 500,000 dollarë në dasmën e tyre. Nga dekorimet e pasura deri në akomodimin e rreth 150 të ftuarve, gjërat sigurisht që u shtuan shpejt.
Për mendjet kurioze, ja sa kushtoi e tëra.
Hoteli: Montage Palmetto Bluff i Karolinës së Jugut vjen me një çmim të lartë. Një nga 198 dhomat mesatarisht mund të kushtojë 705 dollarë për një natë. Dhe nëse Biebers e kanë marrë me qira të gjithë vendin, fatura do të jetë 139.590 dollarë.
Dizajnerja e famshme e event-it: Kur Mindy Weiss pranoi të organizonte dasmën e Bieber, ata e dinin se po merrnin më të mirën. Sipas Washington Post, tarifat e Weiss mund të arrijnë deri në 151.300 dollarë. Publikimi raporton se disa nga shpenzimet përfshijnë, më shumë se 45,000 dollarë që stafi i saj të punojë në ceremoni, 48,000 dollarë për udhëtime, 38,000 dollarë për ndriçim, 10,000 dollarë për videoograf.
Ushqimi: Vlerësimi për pijatat kryesore, ushqimet tjera, torta e dasmës, ushqimet e natës vonë, dy kokteje artizanale dhe vera e zgjedhur që u shërbye mysafirëve pas mbërritjes është rreth 400 dollarë për person, sipas Wedding Wire. Shumojeni atë me 150 dhe keni një vlerë prej 60,000 dollarë.
Më shumë Ushqim: Nga guacat e detit të pjekura deri në BBQ dhe një koktej artizanal, vlerësimi është 225 dollarë për person. Përsëri, me të gjithë të ftuarit e pranishëm arrin në 33,750 dollarë.
Taksat dhe tarifat: Të gjitha ushqimet dhe pijet (po, përfshirë verën, birrën dhe pije joalkoolike) janë të tatueshme, dhe në shtetin e Karolinës së Jugut, këto i nënshtrohen taksës së shitjeve prej 8%. Të gjitha funksionet e banketit janë një tarifë shërbimi prej 23%.
Aksesorët e Nuses: Për ditën e saj të madhe, Hailey zgjodhi 5 vathë diamanti secili nga 5 karat nga Tiffany & Co me vlerë 123,000 dollarë.
Sigurisht, ka edhe një mal gjërash tjera, fustani i nuses, kabina e fotove dhe shumë më tepër për të marrë parasysh!
Duket se dyshja e famshme donin më të mirën për ditën e tyre të madhe, por kur je i lumtur dhe i dashuruar, a mund të vendosësh vërtet një çmim?
(Kosova Sot Online)