Angelina Jolie nxjerr në ankand pikturën historike të Winston Churchill

  • E /
  • 02 February 2021 - 09:14
Angelina Jolie nxjerr në ankand pikturën historike të Winston Churchill

Shtëpia e ankandave Christie’s ka njoftuar se ylli i Hollivudit, Angelina Jolie ka nxjerr në ankand një pikturë të bërë nga Winston Churchill për Franklin D.Roosevelt në 1943.

Piktura e cila i përket koleksionit familjar të Jolie, quhet ‘Kulla e xhamisë Koutoubia’ dhe ishte e vetmja vepër arti e krijuar nga Churchill gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Çmimi i itj fillestar ëshët 2.1 milion dollar por përfaqësuesi i shtëpisë së ankandit është shprehur se vlera e tij mund të rritet në 3.4 milion dollarë.

Një burim i cili ka folur për PageSix  zbuloi se aktorja e bleu këtë pikturë në vitin 2011.  

Kryeministri Britanik krijoi veprën e artit në Marrakesh pas Konferencës së Casablanca në Janar 1943 .

Winston Churchill kishte ftuar Franklin D. Roosevelt , një ditë pas konferencës, për të shijuar me pamje të qytetit dhe perëndimit të diellit.

 Pamja i bëri shumë përshtypje  Roosevelt-it, sa  Churchill  pikturoi skenën si një memorial për presidentin. 

Padyshim që kjo pikturë është më e mira e Winston Churchill për faktin se ajo theksoi rëndësinë e miqësisë midis dy udhëheqësve.

(Kosova Sot Online)