Dalin fotot e modeles me barkun e rrumbullakosur!
Modelja Arbenita Ismajli dhe reperi Fero po bëhen prindër të parë dhe për këtë s’ka më dyshime!
Dyshja, e cila ditën e djeshme njoftoi se i dha fund beqarisë, tashmë do të bëhen prindër për herë të parë dhe shtatzënia ka shpjeguar edhe “martesën” e shpejtë të çiftit.
Në foto, Arbenita shfaqet me fustanin e kuq ngjitur pas trupit, tek i cili i dallohet qartë barku i rrumbullakosur.
Ende nuk e dimë në cilin muaj të pritjes së ëmbël është bukuroshja, megjithatë duket se do të lindë shumë shpejt.
Sot, Arbenita iu përgjigj të gjitha kritikave për martesën e shpejtë me Feron me një postim në InstaStory.
(Kosova Sot Online)