Nëse e keni harruar Luanën 16-vjeçare, ja tek e keni

  • E.K /
  • 20 February 2021 - 17:01
Nëse e keni harruar Luanën 16-vjeçare, ja tek e keni

Luana Vjollca nuk i ka rezistuar nostalgjisë për të publikuar disa foto nga koha kur ishte vetëm 16 vjeç, plot 13 vite më herët. Në atë kohë karriera e saj në ‘Top Channel’ sapo kishte filluar dhe fotot që ka publikuar janë shkëputur nga kopertina e saj për revistën ‘Jeta’, të realizuara nga Geljant Kaleci.

Sigurisht me kalimin e viteve pamja e moderatores ka ndryshuar shumë. Tashmë Luanën nuk e imagjinojmë dot brune, por edhe fiziku i saj me të dikurshmin është si nata me ditën. Edhe në atë periudhë, po ashtu si tani, Luana ka të njëjtin shikim provokues dhe bzuqeshje, detaje që koha nuk i prek dot.

Për më tepër komentin për fotot ua lëmë juve.

(Kosova Sot Online)