Baba për herë të parë! Don Phenom publikon imazhin e të birit

  • G.G /
  • 02 mars 2021 - 10:00
Baba për herë të parë! Don Phenom publikon imazhin e të birit

Don Phenom dhe partnerja e tij, Anxhi u bënë prindër për herë të parë në fund të vitit të kaluar. Ata janë bekuar  me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Troi. Lajmin e konfirmoi vetë reperi përmes një postimi në rrjete sociale me një foto të bebit nga materniteti, por pa i zbuluar portretin bashkëngjitur së cilës shkruante:

“Djali im Troi Sterkaj ju uron një vit të mbarë. Gëzuar 2021.”, shkruante ai.

Së fundmi, Don Phenom ka ndarë me ndjekësit një foto mjat të bukur me të birin. Në këtë fot, ai shihet duke përqafuar dhe puthur të birin, ku shkruan: “Të dua Troi”. Reperi dhe partnerja e tij konfirmuan lidhjen në muajin prill të vitit që lamë pas, nëpërmjet një fotoje shumë romantike.

Kujtojmë se çifti na e kishin mbajtur të fshehtë këtë fakt. Ata e ndanë lajmin se do bëhen prindër vetëm në fillim të dhjetorit, kur Anxhi nëpërmjet një fotoje me barkun e rrumbullakosur në Instagram, ka treguar se është në pritje të ëmbël të një bebushi. Lidhja e çiftit u zbulua në shtator të vitit 2019, ndërsa në muajin prill të vitit që sapo lamë pas Anxhi konfirmoi në rrjete sociale lidhjen me Don Phenom, nëpërmjet një fotoje shumë romantike.

Tashmë familja e tyre është shtuar dhe ata s’mund të ishin më të lumtur se kaq.

(Kosova Sot Online)