Beyonce bën gjestin e veçantë për fansen e saj

  • A.P /
  • 08 March 2021 - 16:23
Beyonce bën gjestin e veçantë për fansen e saj

Beyonce ndau një video emocionuese për të nderuar fansen e saj të ndjerë, Lyric Chanel. Fansja, e cila ishte vetëm 13 vjeç, ndërroi jetë të premten në mëngjes pas një beteje 2-vjeçare me kancerin në tru. Beyonce këndoi disa nga këngët e saj hit si “Brown Skin Girl”, “Halo” dhe “Love on Top”.

Kur Beyoncé këndoi “Love on Top”, ajo zëvendësoi tekstin e këngës nga “baby” në “Lyric”. Chanel nuk ishte një person i panjohur për këngëtaren. Në shtator, Beyoncé i dërgoi një buqetë me lule Chanel-ut ndërsa ishte duke u rikuperuar nga operacioni i katërt në tru.

Lulet u shoqëruan me një letër ku shkruhej: “Zemër, mund të shoh yjet gjatë gjithë rrugës, unë mund të ndiej diellin sa herë që të jesh pranë. Unë u emocionova shumë kur pashë se këto tekste kanë qenë një frymëzim, jo aq sa më frymëzove.”, thuhej ndër të tjera në letrën e divës së muzikës.

(Kosova Sot Online)