Rita Ora do të performojë ‘live’ këngën e re në “Nova’s Red Room”

  • E.K /
  • 09 March 2021 - 14:43
Rita Ora do të performojë ‘live’ këngën e re në “Nova’s Red Room”

Rita Ora është e ftuara speciale e radios së njohur “Nova 919”.

Rita Ora nuk dështon të shfaq talentin e saj madhështor sa herë që ka paraqitje.

Këngëtarja shqiptare njihet për zërin dhe stilin e veçantë që ka e cila pëlqehet mjaft shumë.

Rita qëndron mjaft aktive në rrjete sociale prej ku edhe njofton fansat e saj për më të rejat rreth muzikës.

Së fundmi Rita ka postuar një Instastory ku tregoi se është ftuar nga radio e njohur “Nova 919”, për të performuar ‘live’ këngën e saj më të re.

“Mezi po pres për këtë”, shkroi këngëtarja kështu duke shfaqur se është e lumtur që do të performojë atje.

(Kosova Sot Online)