Beyonce i drejtohet publikisht dukeshës

  • A.P /
  • 10 March 2021 - 16:57
Beyonce i drejtohet publikisht dukeshës

Beyonce e falënderoi Meghan Markle për guximin, pasi ndoqi intervistën e saj me Oprah Winfrey.

Beyonce mbështeti publikisht Meghan Markle. “Ne të gjithë jemi forcuar dhe frymëzuar nga ju“, shkroi ajo së bashku me një foto të çiftit. Këngëtarja postoi mesazhin e ëmbël për Dukeshën e Sussex-it në faqen e saj të internetit. “Faleminderit Meghan për guximin dhe lidershipin tuaj”.

Dukesha e Sussex rrëfeu historinë e saj në intervistën e zhvilluar nga  67-vjeçarja, Winfrey, për daljen nga familja mbretërore, duke përfshirë edhe problemet me shëndetin e saj mendor gjatë kohës së qëndrimit në Pallat.

“Unë kisha turp ta thosha në atë kohë dhe më vinte turp që duhet t’ia pranoja Harry-t. Thjesht nuk doja të isha më gjallë“. Meghan tha se ishte “turpëruar” sepse donte të ishte e fortë dhe të mos bënte më shumë presion mbi bashkëshortin e saj. “Kërkon kaq shumë guxim për të pranuar se ke nevojë për ndihmë“, tha ajo.

(Kosova Sot Online)