Vdes babai i aktorit të njohur

  • E.K /
  • 16 mars 2021 - 09:43
 Vdes babai i aktorit të njohur

Babai i aktorit Jamie Dornan, Jim Dornan, i cili ishte obstetër dhe gjinekolog i njohur, ka vdekur në moshën 73-vjeçare.

Dornan, i cili ishte profesor në universitetet, “Queen’s University Belfast” dhe “Ulster University”, vdiq nga koronavirusi.

Menjerë pas lajmit për vdekjen e tij, rrjetet sociale u pushtuan me mesazhe ngushëlluese nga të gjithë ata që e kishin njohur dhe kishin punuar me të.

Profesori Dornan, i cili ka lënë prapa vajzat Liesa dhe Jessica si dhe djalin, Jamie, është lavdëruar për trashëgiminë që e ka lënë pas në fushën e mjekësisë në Irlandën Veriore.

Ylli 38-vjeçar i filmave “Fifty Shades of Grey”, ende nuk e ka komentuar vdekjen e të atit.

(Kosova Sot Online)