Rita Ora merr vëmendjen e fansave

  • A.P /
  • 21 March 2021 - 10:29
Rita Ora merr vëmendjen e fansave

Rita Ora ka postuar imazhe joshëse në Instagram.

Këngëtarja, 30 vjeç, hyri në Instagram për të ndarë me fansat imazhin e nxehtë teksa promovoi albumin e saj të ri.

Rita dukej mjaft interesante me dekoltenë e hapur, me korsen provokuese të veshjes, me dizajnin e arinjve që është një ikonë e markës “Moschino”.

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” rriti vëmendjen me disa gjerdanë prej ari të shtresuar dhe vathë të ngjashëm.

Ajo gjithashtu kishte vënë një varëse kryq në koleksionin e saj të gjerdanëve.

Rita tërhoqi vëmendjen për bukurinë e saj me një pamje të shkëlqyeshme të makijazhit dhe shtoi magjepsjen shtesë me një hije të artë me shkëlqim në sytë e saj.

Image

 

(Kosova Sot Online)