Rita Ora ngacmon imagjinatën e ndjekësve

  • A.P /
  • 25 March 2021 - 21:02
Rita Ora ngacmon imagjinatën e ndjekësve

Rita Ora ‘ndezi’ Instagramin të enjten teksa ndau disa fotografi të dhomës së zhveshjes nga prapaskena e një fotosesioni joshës.

Këngëtarja ngacmoi ndjekësit me një dekolte të hapur derisa xhironte veten duke modeluar me një xhaketë mëndafshi ngjyrë të verdhë ndërsa një floktar ia rregullonte flokët.

Xhaketa e saj me mëngë të gjata ishte zbukuruar me një dizajn të shtypur dhe paraqiti detaje me të cilat Rita i la pjesërisht të ndara pasi e zbërtheu atë në mes. Ajo bashkoi pamjen me xhinse të markës së njohur Christian Dior.

Image

Këngëtarja e projektit Let You Love Me e theksoi bukurinë e saj natyrale me një makijazh të bukur dhe një buzëkuq rozë. Rita shkroi në mbishkrimin e videos: “Një ditë tjetër, një xhirim tjetër “.

Ylli aktualisht është duke punuar në serinë e fundit të The Voice në Sidnei, pasi udhëtoi në Australi me motrën e saj Elena, e cila shërben si menaxhere e saj.

Gjatë kohës së pushimit, bukuroshja bionde është fotografuar duke shijuar temperaturat me bikini në Sydney Harbour.

(Kosova Sot Online)