Dua Lipa duet me Elton John!

  • A.P /
  • 08 April 2021 - 20:47
Dua Lipa duet me Elton John!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është shumë e angazhuar në projekte të ndryshme.

Së fundi, artistja ndau me ndjekësit një fotografi, në të cilën u shfaq krah yllit Elton John dhe paralajmëroi diçka.

Ajo bëri të ditur se do të këndojë në efentin e organizuar nga “Elton John AIDS Fountation”, për t’i ndihmuar viktimat e kësaj sëmundje.

“Shikojeni kë e takova më në fund sot në prova!!! Jam shumë i ngazëllyer të performoj në “EJAF Oscars” më 25 prill me Elton John që mbështet punën e mrekullueshme që “EJAF” po bën për t’i ndihmuar njerëzit nga e gjithë bota që po jetojnë me ose në rrezik nga HIV. Isha e shokuar të mësoja që janë 1600 raste të reja me HIV tek të rinjtë çdo ditë, kështu që ju lutem bashkohuni me mua në ndërgjegjësimin, në mënyrë që t’i japim fund stigmës së HIV-it së bashku”, ka shkruar artistja.

Image

(Kosova Sot Online)