Dua Lipa zbulon e emocionuar arritjen e radhës

  • A.P /
  • 09 April 2021 - 20:58
Dua Lipa zbulon e emocionuar arritjen e radhës

Dua Lipa është personifikimi i fjalës sukses. Ajo s’di të ndalet me punën e palodhur dhe arritjet e saj, ndaj shumë shpejt ka ngjitur majat duke bërë që emri i saj të njihet në të gjithë botën dhe na ka bërë të gjithëve krenarë.

Këngëtarja shqiptare u vlerësua si “mbretëresha e karantinës” pas suksesit që pati me albumin “Future Nostalgia”, i cili u publikua në një kohë që e gjithë bota ishte në izolim total.

“Future Nostalgia”, ka shënuar një tjetër sukses duke bërë që të renditet në vendin e parë përsa i përket albumeve më të shitur në Mbretërinë e Bashkuar dhe për vitin 2021 janë shitur plot 68.926 kopje.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Dua, ku nëpërmjet një postimi në InstaStory shprehet shumë e lumtur për këtë arritje të sajën.

Image

(Kosova Sot Online)