Jasmina largohet përfundimisht sot nga “Për’puthen”?

  • G.G /
  • 23 April 2021 - 13:46
Jasmina largohet përfundimisht sot nga “Për’puthen”?

Ditë më parë konkurrenti nga Kosova, Andi Artani, kishte refuzuar Jasminën duke e tërhequr deklaratën e tij për të, të cilën ajo nuk e priti aspak mirë.

Ditën e djeshme në emision dyshja mungoi, teksa moderatorja e këtij programi, Bora Zemani, u shpreh se Jasmina mungoi duke qenë se nuk do të ishte Andi.

Por, në rrjete sociale ka qarkulluar një fotografi e një llogarie të Jasminës ku në të thuhej, se ajo do të largohet përfundimisht nga programi.

“Mes meje dhe Andit u mbyll gjithcka, une do te largohem nga programi dhe te premten do ju tregoj gjithçka”, thuhej në mbishkrimin e fotografisë.

E që kjo llogari nuk është zyrtare e Jasminës, ndërsa gjatë ditëve të fundit kanë qarkulluar disa fotografi të Andit me Jasminën dhe Olën në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)