Adrola Dushi ka dy fjalë për Capital T

  • G.G /
  • 07 May 2021 - 11:50
Adrola Dushi ka dy fjalë për Capital T

Reperi nga Prishtina, Capital T, ka publikuar këngën e tij më të re, e titulluar “Rrushe” e cila pasqyron realitetin e vendit tonë, dhe u pëlqye shumë nga ndjekës dhe miq të reperit.

Gëzimit të kësaj këngë iu bashkangjit edhe modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, e cila përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” u shpreh se kjo këngë është pasqyre e realitetit të hidhur që jeton çdo ditë Shqipëria.

“Çdo varg i ketij teksti, pasqyre e realitetit te hidhur qe jeton cdo dite Shqiptaria…Emocione te forta ne cdo dëgjim. Nje nga projektet me te bukura muzikore qe kam degjuar ne kaq kohe. Suksese Trim”, ka shkruar Adrola.

(Kosova Sot Online)