Nga kush është e “pushtuar” Jennifer Lopez!

  • A.P /
  • 26 May 2021 - 20:47
Nga kush është e “pushtuar” Jennifer Lopez!

Ylli i filmit “Hustlers”, Jennifer Lopez, së fundmi e ringjalli romancën me aktorin 48-vjeçar, Ben Affleck, me të cilin ishte në lidhje para 20 vjetësh, pas ndarjes nga i fejuari Alex Rodriguez, në fillim të këtij viti.

Disa burime të afërta me këngëtaren dhe aktoren e njohur, kanë bërë të ditur se ajo nuk ka si të jetë më e lumtur se kaq me lidhjen e re romantike, veçanërisht pasi e ka kuptuar sa shumë ka ndryshuar Beni dhe sa më i përkushtuar është tani, krahasuar me kohën kur ishin në lidhje nga viti 2002 deri më 2004.

“Ben po bënë përpjekje të vazhdueshme për ta bërë këtë lidhje të funksionojë, marrë parasysh oraret e tyre të ngjeshura me angazhime. Ai vërtetë është treguar i kujdesshëm dhe i përkushtuar. JLo mendon se me kalimin e kohës ai ka ndryshuar shumë dhe po e pëlqen këtë version të ri të aktorit. Kjo lidhje po e bënë të ndihet mirë dhe ajo është pushtuar e tëra nga Afflecku. Ata janë marramendës së bashku dhe mund ta vëreni se ajo është me të vërtetë e lumtur”.

Ndërkohë, së fundmi u bë e ditur se 51-vjeçarja Lopez dhe ylli i filmit “Justice League”, kanë vendosur të kalojnë momente intime së bashku në Miami, pak javë pasi e kaluan një fundjavë në Montana. Ata janë fotografuar nga paparacit, me ç’rast dukeshin të qetë dhe të lumtur në praninë e njëri-tjetrit.

Image

Në prill të këtij viti, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez, e bënë të ditur lajmin se i kanë dhënë fund fejesës, njëkohësisht lidhjes së tyre katër vjeçare. Ata deklaruan se do të vazhdojnë të qëndrojnë miq të mirë dhe ta përkrahin njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet e përbashkëta, por deri më tani janë vënë re tensione dhe hatërmbetje mes tyre, sidomos nga ana e yllit të bejsbollit, Arod.

Lopez dhe Afleck ishin fejuar në vitin 2003, por aktori i kishte dhënë fund lidhjes një vit më vonë, pak kohë para se të martoheshin. Lopez në disa intervista kishte treguar se është ndier zemërthyer me këtë vendim të Affleckut. Në qershor të vitit 2004, JLo u martua me këngëtarin Marc Anthony me të cilin i ka dy fëmijët, Max dhe Emme, dhe qëndroi në lidhje për një dekadë. Pak kohë pas shkurorëzimit nga Anthony, Lopez e filloi një lidhje romantike pesë vjeçare me valltarin e saj, Casper Smart. Me Alex Rodriguezin ishte në lidhje nga viti 2017 deri më 2021.

Sa i takon Ben Affleckut, në janar të këtij viti ai i dha fund lidhjes një vjeçare me aktoren kubane, Ana de Armas. Pas ndarjen nga Lopezi, aktori ishte martuar me yllin e kinematografisë, Jennifer Garner, me të cilën I ka tre fëmijë.

(Kosova Sot Online)